Celebrities Gossip Showbiz

Hailey Bieber vendosi që t’i sqarojë të gjithë në lidhje me jetën e saj!

Modelja bukuroshe Hailey Bieber në intervistën e saj të dhënë së fundmi, arriti që t’ju japë përgjigje të gjitha polemikave në lidhje me jetën e saj. Që nga koha që ajo dhe Justin kanë bërë publike lidhjen e tyre edhe deri në ditët e sotme janë diskutuar gjithmonë për jetën dhe marrëdhënien e tyre. Kujtojmë se së bashku të dy vendosën të martoheshin në heshtje në një gjykatë në Nju Jork në muajin shtator në 2018 dhe më pas e festuan në një event dasmën e tyre në ‘Montage Palmetto Bluff’ përafërsisht një vit më vonë, në shtator të 2019.

Hailey Bieber dha një sqarim në lidhje me  thashethemet e vazhdueshme për martesën e saj me super yllin Justin Bieber dhe trajtimin e tij ndaj saj gjatë këtyre viteve. Gjatë një bisede me këngëtaren e njohur Demi Lovato në podcastin ‘4D with Demi Lovato’, modelja 24-vjeçare hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura kundër Justin në lidhjen me marrëdhënien e tyre. Duke u shprehur se:

Unë mendoj se një nga gjërat më të mëdha që ju duhet të dini  është se cila është e vërteta pas gjithçkaje. E dini, ka kaq shumë thashetheme që sillen rreth meje, rreth tij, rreth nesh së bashku.

Hailey më pas tregoi drejtpërdrejt se disa njerëz mendonjnë se Justin nuk është një burrë i mirë dhe duke e mohuar këtë ajo tha se:

Ekziston një thashethem i madh, i cili thotë se Justin nuk është i mirë me të dhe se ai e keqtrajton atë, por është aq larg nga e vërteta, dhe është plotësisht e kundërta.

Modelja bukuroshe vazhdoi ta lavdëronte bashkëshortin e saj, duke shtuar se:

 Unë me të vërtetë jam me fat që them se jam me dikë që është jashtëzakonisht i respektueshëm për mua, i cili më bën të ndihem e veçantë çdo ditë. Të gjithë ata që na njohin personalisht do të thoshin të njëjtën gjë. 

Pas intervistës së tyre, këngëtarja Demi Lovato postoi në rrjetin e saj social Instagram një pjesë nga intervista me Hailey-n.