Celebrities Gossip Showbiz

Hailey Bieber ndez rrjetin me fotot e reja dhe zbulimin për markën “Rhode”!

Hailey Bieber ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një seri fotografish provokuese dhe elegante të publikuara në Instagram, ku shfaqet duke shijuar momente relaksi nën diell.

Modelja 29-vjeçare dhe themeluesja e markës Rhode pozoi me bikini të ngushta, ndërsa në disa prej imazheve u shfaq edhe me një monokini me print leopardi, duke marrë menjëherë komplimente dhe reagime të shumta nga ndjekësit.

Në përshkrimin e postimit, Hailey e cilësoi karuselin e fotografive si “muaji i fundit nga kamera ime”, duke ndarë copëza nga jeta personale dhe profesionale.

Postimi nuk kaloi pa vëmendjen e miqve të saj të famshëm. Gigi Hadid, Christine Quinn dhe Candice Swanepoel ishin mes emrave që reaguan menjëherë në fotografitë e saj.

Në mesin e fotove, Hailey publikoi edhe disa detaje më personale, përfshirë një kartolinë të ëmbël nga djali i saj, Jack Blues, të cilin e ndan me bashkëshortin Justin Bieber.

Paralelisht me jetën personale, modelja ka folur edhe për suksesin e jashtëzakonshëm të markës së saj “Rhode”.

Sipas raportimeve, ajo ka refuzuar një ofertë prej 1 miliard dollarësh për shitjen e kompanisë, duke vendosur kushte të qarta për të ardhmen e biznesit.

Hailey ka theksuar se dëshiron që marka të mbetet e përballueshme dhe e aksesueshme për konsumatorët, pavarësisht rritjes së shpejtë dhe popullaritetit global që ka arritur në industrinë e bukurisë.