Gossip

“Hawai” i Maluma-s, zyrtarisht hiti i vitit!

Këngëtari i njohur latin, Maluma gjatë muajit korrik publikoi këngën “Hawai” e cila brenda një kohe të shkurtër u kthye në hitin e kësaj vere. Dhe e dini çfarë? Ylli i shumë hiteve botërore i lumtur ka treguar për ndjekësit e tij në Instagram, se kënga ka thyer një tjetër rekord. 26-vjeçari ka treguar se kënga ka arritur gjysmë miliardë klikime në YouTube në 4 muaj. Një sukses i padiskutueshëm! Nuk mendoni edhe ju kështu?

Bukuroshi ka ndarë një foto në InstaStory nga kënga dhe ka treguar se ka mbetur i befasuar por sigurisht edhe i lumtur në të njëjtën kohë. Rikujtojmë, se disa javë më parë Maluma e solli këngën në një verision të ri në duet me artistin me famë botërore, The Weeknd.

Në më pak se një javë nga publikimi kënga arriti mbi 26 milionë klikime dhe për disa ditë me radhë ishte një ndër këngët më të dëgjuara në Spotify. Kujtojmë se pasi “Hawai” u publikua fansat menduan se ajo i dedikohet ish-it të Malumës.