Celebrities Gossip

I bllokuan rrjetet sociale, Andrew Tate vendos të reagojë dhe të japë mesazhin final!

Pasi kompania Meta vendosi që ta ‘dënonte’ Andrew Tate duke i mbyllur adresën zyrtare me rreth 4.7 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram më pas dhe atë në Facebook për shkak të komenteve të tij seksiste, ish-kampion i botës në kikboks vendosi që të reagonte dhe të vinte me një mesazh përfundimtar plot një orë të gjatë përmes YouTuber-it të kthyer në boksier Jake Paul. Paul, i cili ka qenë i lidhur me një luftë boksi me Tate, e ka mbrojtur amerikanin për të drejtën e tij për lirinë e fjalës. Videoja fillon me Tate që pretendon se ka pasur gjithmonë një jetë “të vështirë” ndërsa kujton fëmijërinë e tij në Çikago.

Jam shumë, shumë i lumtur që jeta ime ka qenë e vështirë, sepse është e vështirë të bëhesh njeri i aftësive të mia pa mundime, pa u përballur me vështirësi dhe pa kapërcyer vështirësi shpesh të pakapërcyeshme. Edhe që në moshë shumë, shumë të re, më mësuan se të shkosh te autoritetet dhe të qash dhe të shpresosh se dikush tjetër do të zgjidhë problemet e tua nuk është mënyra si sillet një burrë. Asnjë grua nuk po del përpara duke thënë se Andrew më goditi. Zero! Videoja e vetme mes meje dhe gruas është me akte konsensuale, ajo doli vullnetare dhe tha se ishte një lojë. Asnjë grua nuk po pretendon se unë jam person i keq ose mizogjen.

Tate gjithashtu pretendoi se klipi i tij në TikTok ishte keqkuptuar dhe pikturoi imazhin e tij global si “fytyra e së keqes”.

Është një klip i keqinterpretuar. Është çmenduri për mua që jam bërë fytyra e së keqes, me klipe të keqkuptuara, jashtë kontekstit në TikTok, pa patur asnjë akuzë penale. Mendoj se do të ishte më mirë që ata të thoshin, ‘Andrew, disa gjëra janë nxjerrë jashtë kontekstit. Duhet të keni kujdes që të mos ndodhë’.