Celebrities Gossip Music Showbiz

I propozojnë për martesë në club, ja reagimi i Elvana Gjatës!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. Gjithashtu ajo është mjaft e angazhuar edhe duke dhënë koncerte të shumta apo duke performuar në clube-t më në zë, jo vetëm në Shqipëri. Dhe, si gjithmonë salla arrin të mbushet plot me fansat e këngëtares.

Të shumtë janë ata që e pëlqejnë çdo projekt të Elvanës, por gjithashtu e vlerësojnë dhe për artisten me plot vlera por njëkohësisht edhe shumë të thjeshtë që ajo është. Thënë kjo, një ngjarje surprizuese i ka ndodhur këngëtares së fundmi.

Teksa shte duke performuar në një club, Elvana ka marrë një propozim për martesë. Ashtu siç e dëgjuat! Teksa ajo i afrohet turmës së fansave kur po këndonte, dikush nga publiku i zgjat asaj një unazë martese. Fillimisht ajo ende nuk po e kuptonte, por më pas bëri një reagim epik që nuk duhet humbur. Shikoni videon më poshtë…

Rikujtojmë se, projekti i saj i fundit “EX” erdhi në bashkëpunim me Bardhin dhe Dj Gimi-O dhe fansat e pritën mjaft mirë që në çastet e para të publikimit. Klipi nis me Elvanën që po bën një ‘barbecue’ dhe e veshur në një mënyrë sensuale me flokët e kapura.

Megjithëse shumë mund ta kenë komplimentuar këtë ‘look’ të këngëtares, ne na solli një ‘Déjà vu’ me një tjetër klip. Bëhet fjalë për videoklipin e të famshmes Jennifer Lopez, “Dinero”. Nëse bëjmë një krahasim të dy vajzave, padyshim që mund të vihet re ngjashmëria që këto skena kanë. Të jetë frymëzuar vallë Elvana nga diva e muzikës?