Celebrities Music Showbiz

Elvana Gjata parodizon skenën seksi të J-Lo në klipin e saj të ri!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Vetëm pak pasi ka publikuar bashkëpunimin e saj më të fundit me Mozzik dhe këngën e titulluar ‘POW’ solo që pati një sukses shumë të madh, artistja ka publikuar projektin e saj më të ri. Teksa ditën e djeshme na ka treguar pak nga videoklipi i saj më i ri, më në fund kemi mundësi ta shohim me pamje këngën ‘EX’ që është pëlqyer jo pak edhe vetëm si version audio.

“EX” erdhi në bashkëpunim me Bardhin dhe Dj Gimi-O dhe fansat e pritën mjaft mirë që në çastet e para të publikimit. Të gjithë ne ishim shumë kureshtarë se si do të ishte realizimi i videoklipit të këtij projekti kaq të veçantë. Dhe ditën e djeshme pritja dhe pikëpyetjet tona morën fund. Klipi nis me Elvanën që po bën një ‘barbecue’ dhe e veshur në një mënyrë sensuale me flokët e kapura.

Megjithëse shumë mund ta kenë komplimentuar këtë ‘look’ të këngëtares, ne na solli një ‘Déjà vu’ me një tjetër klip. Bëhet fjalë për videoklipin e të famshmes Jennifer Lopez, “Dinero”. Nëse bëjmë një krahasim të dy vajzave, padyshim që mund të vihet re ngjashmëria që këto skena kanë. Të jetë frymëzuar vallë Elvana nga diva e muzikës?

Rikujtojmë se, Mozzik dhe Elvana para disa javësh sollën projektin e tyre më të ri muzikor që quhet “Ska” dhe flet për një marrëdhënie të përfunduar tanimë. “Ska” ishte pjesë e albumit më të ri që reperi lançoi, “Lamboziki”.

Nga ana tjetër me këngën e saj solo “POW”, Elvana ka arritur të renditet në vendin e 14-të në “The Top List” për këtë javë, ku mund të votoni në linkun më poshtë nëse doni ta shihni Elvanën të pozicionuar sa më lart dhe të jetë sa më gjatë si pjesë e klasifikimit.