Botë e Çuditshme

Ishte kthyer në “makth” për njerëzit në Japoni, policët vrasin majmunin!

Së fundmi një majmun me origjinë japoneze u bë i famshëm për ushtrim dhune. Pak ditë më parë në mediat botërore u bë lajm se një majmun prej disa javësh terrorizonte qytetarët në Japoni, duke lënë 50 persona të plagosur pas sulmeve që ushtronte mbi ta. Majmuni dhunues u konsiderua mjaft i rrezikshëm nga ana e autoriteteve japoneze, ndërsa së fundmi ai është gjetur dhe është vrarë.

Majmuni i kapur u vlerësua të ishte katër vjeç dhe ishte rreth gjysmë metri i gjatë. Majmuni i cili i përket rracës së Makakëve, është mjaft i zakonshëm në Japoni. BBC raporton se dhe pas ekzekutimit të majmunit që sulmonte njerëzit, janë raportuar sërish sulme të tjera ndaj qytetarëve, mes tyre edhe fëmijë të vegjël, të cilët kanë shenja gërvishtjesh në trup.

Rikujtojmë, se një foshnjë ndërroi jetë së fundmi pasi u vra nga një “bandë” majmunësh që e rrëmbyen nga mamaja e tij ndërsa ajo po e ushqente me gji. Policia tha se:

Fëmija një muajsh ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë në një fshat në Tanzani kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Shayima Said filloi të bërtiste nga tmerri ndërsa majmunët u larguan me Luhaiba-n e vogël në fshatin Mwamgongo. Komandanti i policisë rajonale të Kigoma, James Manyaman, konfirmoi detajet e incidentit.