Bota

E dhimbshme, disa majmunë rrëmbejnë dhe vrasin foshnjën 1-muajshe!

Një foshnjë ka ndërruar jetë pasi është vrarë nga një “bandë” majmunësh që e rrëmbyen nga mamaja e tij ndërsa ajo po e ushqente me gji. Policia tha se:

Fëmija një muajsh ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë në një fshat në Tanzani kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Shayima Said filloi të bërtiste nga tmerri ndërsa majmunët u larguan me Luhaiba-n e vogël në fshatin Mwamgongo. Komandanti i policisë rajonale të Kigoma, James Manyaman, konfirmoi detajet e incidentit.

Fëmija ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë së tyre kur një grup majmunësh pushtuan shtëpinë dhe e morën atë. Ajo bërtiti për ndihmë dhe fqinjët nxituan në shtëpinë e saj për ta ndihmuar që ta kthente fëmijën.

Fshatarët arritën të gjurmonin majmunët dhe u përpoqën të çlironin Luhaiba prej tyre gjatë incidentit të tmerrshëm të 18 qershorit. Oficeri tha se:

Kur erdhën fshatarët ishte tepër vonë sepse foshnja ishte tashmë në duart e majmunëve dhe kur ata u përpoqën ta merrnin me forcë, ai u plagos në kokë dhe në qafë.

Luhaiba përfundimisht u lirua, por fatkeqësisht ndërroi jetë në spital më vonë ndërsa po trajtohej për plagët e marra. Oficeri zbuloi se incidente të ngjashme ishin jo të rralla në fshatra si Mwamgongo që janë afër Parkut Kombëtar Gombe. Ndërsa majmunët duken të adhurueshëm, krijesat dihet se ngacmojnë, rrahin, grabitin dhe madje rrëmbejnë njerëzit në mes të ditës. Rikujtojmë, se një leopard në Indi dyshohet se ka vrarë tre fëmijë në më pak se 48 orë.

Autoritetet kanë urdhëruar vrasjen e kafshës pas zbulimit të trupave në tre incidente të veçanta në rajonin Jammu dhe Kashmir të Indisë veriore. Viktima më e re është një vajzë 10-vjeçare e quajtur Rutba Manzoor, trupi i së cilës u gjet nga pyjet afër shtëpisë së saj në zonën e Urit. Pasi kërkimi për të gjetur kafshën njeringrënëse në pyllin e dendur dështoi, ekipi i shpëtimit bëri një zbulim tragjik.