Bota Botë e Çuditshme

Japoni, majmunët sulmojnë dhe plagosin 42 persona!

42 persona kanë mbetur të plagosur në një qytet japonez nga sulmet e majmunëve, madje dyshohet që autori të jetë një i vetëm. Prania e makakëve është e zakonshme në zona të mëdha të Japonisë, por ato shkaktojnë probleme të mëdha duke pushtuar shtëpitë dhe duke shkatërruar të korrat, të cilat i hanë.

Megjithatë, frekuenca e sulmeve të majmunëve është e pazakontë në qytetin japonez perëndimor Yamaguchi, ku ata gërvishtin dhe kafshojnë viktimat e tyre, duke plagosur gjithçka, nga të miturit tek fëmijët, siç bëjnë në vende të tjera të botës, si në Indi.

Ndonëse lëndimet e shkaktuara nga sulmet e majmunëve kanë qenë të lehta deri më tani, autoritetet lokale nuk kanë arritur të kapin asnjë nga “rebelët”. Autoritetet e qytetit nuk janë ende të sigurt nëse sulmet janë vepër e shumë majmunëve, apo vetëm një kafshe agresive.

Sulmuesit u panë në disa raste duke përfituar nga dyert e hapura ose duke u futur nëpër dritare në shtëpi. Që nga sulmet e para në fillim të muajit, patrullimet nga zyrtarët dhe policia janë shtuar por pa rezultat deri më tani. Rikujtojmë, se një foshnjë ndërroi jetë së fundmi pasi u vra nga një “bandë” majmunësh që e rrëmbyen nga mamaja e tij ndërsa ajo po e ushqente me gji. Policia tha se:

Fëmija një muajsh ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë në një fshat në Tanzani kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Shayima Said filloi të bërtiste nga tmerri ndërsa majmunët u larguan me Luhaiba-n e vogël në fshatin Mwamgongo. Komandanti i policisë rajonale të Kigoma, James Manyaman, konfirmoi detajet e incidentit.