Sport

Italia kampione, tabloidët britanikë vajtojnë humbjen!

Mallkimi i penalltive vazhdon: Italia është Kampione e Europës ndërsa Anglia po kalon dramë me humbjen e pësuar në Wembley të Londrës për finalen.

Imazhet në faqet e para flasin vetë dhe ja si kanë zgjedhur tabloidët britanikë ta përshkruajnë humbjen tronditëse me penallti, me rezultatin 4-3:

Jo vetëm Daily Star e Star Sport, po Daily Express? Ndonëse dhemb, tabloidi e ka theksuar me shkronja të mëdha krenarinë për djemtë e Southgate-it.

Ngushëllime Sakës, njëri prej lojtarëve anglezë që gabuan me penalltitë!

Sport e tha të vetën për humbjen: “Kaq mizore!”

The Independent në lot për heronjtë e Anglisë!

“Zemërthyer por Anglia e bëri kombin krenar”, kështu thotë Daily Mirror!

The Times: “Mallkimi i penalltive, i mohoi Anglisë ëndrrën!”

Humbja në finale dhemb shumë, The Telegraph e kupton shumë mirë ndjesinë!

Sërish fajin e kanë penalltitë!

Oh jo! Jo përsëri!

Metro ka të drejtë, luanët i bënë krenarë!