Së fundmi gruaja e Alec Baldwin, Hilaria ka treguar se është shumë e shqetësuar për bashkëshortin e saj, pasi ai qëlloi aksidentalisht me armë gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’, e cila nuk duhej të kishte një plumb të vërtetë por që vrau kineasten Halyna Hutchins.
Ylli 63-vjeçar thuhet se është përndjekur nga vdekja në një lloj mënyre pas incidentit tragjik më 21 tetor që ndodhi në Santa Fe, në New Mexico. Një burim tha për ‘People’ se:
Hilaria është shumë e shqetësuar për të. Ai nuk është vërtet duke fjetur, thjesht është jashtëzakonisht i përhumbur nga vdekja e Halynës.
Është pohuar gjithashtu se aktori po kalon një kohë kaq shumë të vështirë, sepse dëshiron të përqendrohet por edhe të mbështesë me doemos familjen e kineastes pasi ajo ka lënë pas bashkëshortin Matthew dhe djalin e tyre nëntë vjeçar Andros.

Burimi tha se Aleku është duke luftuar, sepse e kupton qartë se gjërat janë edhe më keq për familjen e Halynës. Ai thjesht dëshiron të ndihmojë burrin dhe fëmijën e Halynës sa më shumë që të mundet.
Vlen pët t’u përmendur gjithashtu se vetë Alec Baldwin ka folur në publik për herë të parë që kur vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit, duke thënë se ajo ishte shoqja e tij. Duke folur për gazetarët, aktori tha se do të ishte në favor të kufizimit të përdorimit të armëve të zjarrit në të ardhmen në prodhimet filmike për të mbrojtur sigurinë e njerëzve.
Ai shtoi se policia e kishte urdhëruar që të mos diskutonte hetimet në vazhdim. Prokurorët thonë se nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ngritjes së kallëzimeve penale për rastin.
Ajo ishte shoqja ime. Ditën që mbërrita në Santa Fe dhe fillova të xhiroja, e çova në darkë me Joelin. Ne ishim një ekip shumë, shumë i mirë, duke xhiruar një film së bashku dhe më pas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme.