Alec Baldwin ngriti së fundmi një padi civile duke pretenduar ndjekje penale dhe shkelje të të drejtave civile për vrasjen fatale të një drejtori fotografie në xhirimet e filmit Rust. Padia u ngrit në Gjykatën e Qarkut të shtetit në Santa Fe, ku një gjykatës në korrik hodhi poshtë një akuzë për vrasje nga pakujdesia kundër Baldwin në vdekjen e Halina Hutchins. Baldwin gjithashtu pretendon shpifje në padinë e tij, duke pretenduar se prokurorët dhe hetuesit prishën qëllimisht provat gjatë çështjes. Të pandehurit e përmendur në padi përfshijnë prokuroren speciale Carrie Morrissey dhe prokuroren e qarkut Sante Fe, Mary Carmack-Altwiss, si dhe tre hetues nga zyra e sherifit të qarkut dhe bordi i komisionerëve të qarkut.
Ndërkaq, Baldwin zbuloi se u diagnostikua me PTSD (Çrregullimi i stresit posttraumatik) pas xhirimit të filmit “Rust”. “Ai u diagnostikua me PTSD dhe në momentet e tij më të errëta ai tha: “Nëse aksidenti duhej të ndodhte sot, pse jam akoma këtu? Pse nuk isha unë?” Ai zgjohej në mëngjes dhe thoshte: “O Zot, pse u zgjova”-tha gruaja e tij Hilaria Baldwin në episodin premierë të “The Baldwin”. Alec kujtoi se si ndihej në ato momente dhe iu drejtua gruas së tij: “Jam më i lumtur kur jam në gjumë sesa kur jam zgjuar. Gjithmonë kam ndjerë më shumë dhimbje për ty sesa për veten time. Mendova se duhej të bëja më të mirën për t’i mbijetuar dhe kjo ju lëndoi të gjithëve njësoj”.
Në ato momente, burimi i lumturisë për Alekun dhe Hilarian ishin fëmijët e tyre. “I shikoj fëmijët dhe shoh se sa shumë përpiqemi t’i bëjmë ata të lumtur, edhe nëse i fshehim gjërat. E di se çfarë po kalojmë është unike, por çdo familje kalon periudha të vështira. Është diçka që duhet ta ndiejmë, duke e ditur se gjëja më e mirë që mund të bëjmë për fëmijët tanë është të bëjmë më të mirën dhe të përpiqemi t’i bëjmë ata të lumtur”-tha Hilaria. Rikujtojmë se tre vjet më parë, Alec qëlloi me armë në xhirimet e një filmi duke lënë të vdekur kameramanen. Ai u lirua nga akuzat për vrasje nga pakujdesia në fund të vitit të kaluar. Hannah Gutierrez, personi përgjegjës për armët në xhirime, u dënua me 18 muaj burg për ngarkimin e gabuar të një plumbi të vërtetë, të cilin Baldwin e përdori gjatë xhirimeve.