Celebrities Fashion Magazine Showbiz

Ja si kishin zgjedhur të visheshin yjet në “AmfAR Gala 2021”!

Një nga eventet më të mëdha të vitit është mbajtur mbrëmjen e kaluar në Los Angeles. Bëhet fjalë për “AmfAR Gala 2021” i cili u zhvillua në ‘Pacific Design Center’. “AmfAR” ose i njohur ndryshe edhe si Fondacioni për Kërkimin e AIDS-it, është një nga organizatat kryesore jofitimprurëse në botë, e dedikuar për të mbështetur kërkimin mbi AIDS, parandalimin e HIV-it, edukimin për trajtimin etj.

Një numër i madh të famshmish ishin të pranishëm, duke përmendur këtu Bella Thorne, Jenna Dewan, Lindsey Vonn, Camila Mendes, Alessandra Ambrosio, Lori Harvey, Ashley Benson, Paris Jackson, Addison Rae, Evan Ross, Meg Ryan, Kathy Hilton, Garcelle Beauvais. Po edhe shumë yje të tjerë të cilët paraqitën pajmet e tyre plot stil gjatë parakalimit.

Mbrëmja e zhvilluar për të njëmbëdhjetin vit radhazi u bë edhe në nder të Jeremy Scott. Gjatë mbrëmjes ka pasur edhe performanca të veçanta nga Bebe Rexha dhe One Republic. Para performancës së saj, Bebe parakaloi në tapetin e zi me një veshje mahnitëse që na sillte në memorie skenat e Hollywood-it të Vjetër, por ja si ishin veshur shumica e të ftuarve në këtë event.

1. Bella Thorne
2. Jenna Dewan
3. Lindsey Vonn
4. Addison Rae
5. Paris Jackson
6. Lori Harvey
7. Bebe Rexha
8. Ashley Benson
9. Camila Mendes
10. Diplo
11. Meg Ryan
12. Lana Condor
13. Kathy Hilton
14. Garcelle Beauvais
15. Jeremy Scott & Anitta