Celebrities Gossip Showbiz

Ja si reagon Beniada kur i flasin për ndarjen e Trixas me Donaldin!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Shpesh bukuroshja me anë të ‘Ask-eve’ në Instagram iu përgjigjet pyetjeve të ndryshme, por këtë herë ishte vetë Beni që pyeti ndjekësit e saj se çfarë i bën ata të lumtur. Një prej tyre u përgjigj duke thënë se ajo që e ka bërë të lumtur është ndarja e Trixa-s dhe Donaldit.

Ku të shkon mendja moj, ku të shkon mendja… Futja gjumit edhe fli rehat (qesh). Dukem unë si njeriu që tallem për diçka të tillë? Jo, ishte thjesht futja gjumit e mos e vrit shumë mendjen se ata janë shumë të lumtur dhe Trixa s’ka nevojë për askënd.

E ftuar në ‘Më lër të flas’, Beni u pyet lidhur me marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën, ish- banore e ‘BBV’ me të cilën modelja krijoi një shoqëri shumë të mirë brenda shtëpisë, megjithatë kudo po përflitej se mes tyre miqësia ishte prishur dhe lidhur me këtë foli vetë ajo.

Modelja gjithashtu u pyet lidhur me jetën e saj personale dhe bukuroshja në mënyrë jo të drejtpërdrejt na tregoi se në fakt është ‘single’.