Celebrities Gossip Showbiz

Ja si u veshën ish-banoret e “BBV2” në finalen e madhe!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e madhe e “Big Brother VIP 2”. Para spektaklit disa nga ish-banorët parakaluan në Tapetin e Kuq dhe të gjitha shkëlqenin më shumë se në çdo ‘Prime’ tjetër. Këto janë disa nga ish-banoret.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Mbrëmjen e djeshme në finalen e madhe ishin të ftuar të gjithë ish-banorët e këtij edicioni e një ndër to edhe Keisi Medini. Ajo çfarë mori vëmendjen në ‘look-un’ e saj ishte se në vend të këpucëve me takë, Keisi erdhi në skenë me atlete e për këtë ka treguar se kishte një arsye. Ish- banores i kishte ndodhur një incident ditën e djeshme dhe si pasojë kishte ndrydhur një këmbë dhe ishte e detyruar të mos vishte taka të larta, por atlete.