Celebrities Gossip Showbiz

“Jam e zhgënjyer!”, Loredana reagon për herë të parë dhe gjërat mes saj dhe Mozzik nuk duken aspak mirë…

Çifti i shumëpërfolur vetëm pak kohë pas ribashkimit po përflitet që mes tyre gjërat janë krisur sërish. Sapo po lançonin këngët e tyre të reja të albumit “No Rich Parents”, duket se Mozzik dhe Loredana nuk i kanë punët hiç mirë. Dyshimet e para erdhën pasi dyshja bënë ‘unfollow’ njëri-tjetrin në Instagram.

Më pas, gjatë ditës së sotme reperi publikoi disa Instastory ku tregonte se fillimisht duhet të duash veten dhe se nëse të mungon dikush është shenja e parë që po ecën para me jetën. Këto dyshime Mozzik i hodhi poshtë duke thënë se janë vetëm shprehje motivuese dhe nuk ka asgjë personale.

Pak më parë, Loredana publikoi një Instastory që ‘trazoi ujërat’ dhe ne nuk dimë më se çfarë të mendojmë. Teksa ka publikuar tekstin e këngës ‘Let You Down’, fjalët na bënë shumë përshtypje…

Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Paketova gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer.

Gjërat mes tyre nuk duken aspak mirë dhe ne urojmë që të jetë vetëm një zënkë momentale dhe asgjë serioze…