Celebrities Showbiz

Jamie Lee Kurtis shprehet mbi tendencat e ndërhyrjeve estetike duke ndarë eksperiencën e saj!

Aktorja e njohur Jamie Lee Curtis, ka qenë në qendër të vëmendjes të publikut për shumë kohë dhe si e tillë, ajo pa dyshim që do të ketë disa mendime mbi tendencat klasike të Hollywood-it, si kirurgjia plastike. Në fakt, Jamie ndau mendimet e saj së fundmi mbi tendencat e sotme të kirurgjisë plastike dhe filtrat e mediave sociale. Ajo tha për “Fast Company” se:

Tendenca aktuale e ‘fillersave’ dhe procedurave kirurgjikale dhe ky fiksim pas filtrave dhe gjërat që bëjmë për të rregulluar pamjen tonë në “Zoom” po hedhin tutje breza të tërë të bukurisë. Pasi të ndërhyni në fytyrën tuaj, nuk mund ta ktheni atë siç ishte më parë.

Jamie gjithashtu komentoi se si mediat sociale ndikojnë në mënyrën se si ne e shohim veten:

Unë i përdor mediat sociale për të shitur gjëra dhe për të përforcuar gjërat që më interesojnë. Pjesa tjetër është ‘kancer’. Unë kurrë nuk kam lexuar një koment. Është gjithashtu shumë e rrezikshme. Është si t’i japësh një sharrë elektrike një fëmije. Ne thjesht nuk e dimë efektin që do të ketë në kohë, mendërisht, shpirtërisht dhe fizikisht, në një brez të rinjsh që janë në agoni për shkak të mediave sociale, për shkak të krahasimeve me të tjerët. Të gjithë ne që jemi mjaft të rritur dhe e dimë se e gjitha është një gënjeshtër. Është një rrezik i vërtetë për të rinjtë. Provova kirurgji plastike dhe nuk funksionoi. Më bëri të varur nga “Vicodin”. Unë jam 22 vjet pa varësi tani.

Kjo nuk është hera e parë që Jamie është hapur me ndjekësit lidhur me problemet e saj me varësinë dhe të qenit esëll. Në një intervistë të vitit 2019 për “Variety”, ajo tha se kishte luftuar me varësinë nga pilulat dhe alkooli. Varësia nga pilulat në veçanti buronte nga një operacion që ajo bëri pasi një kameraman komentoi mbi “sytë e fryrë” të saj në xhirime.

Unë natyrisht kisha sy të fryrë. Nëse shihni fotografitë e mia si fëmijë, duket dikur nuk kam fjetur. Unë thjesht kam qenë gjithmonë ai person dhe ne po xhironim një skenë në një sallë gjyqi me atë lloj drite neoni të keqe dhe erdhi në mbulimin tim në skenë. Pastaj kameramani tha: “Unë nuk e xhiroj atë sot. Sytë e saj janë shumë të fryrë”. Isha aq e mërzitur dhe aq e turpëruar dhe kisha aq shumë turp për këtë saqë pas atij filmi, shkova dhe bëra një operacion plastik rutinë për të zvogëluar ënjtjen.