Gossip

Jamie Lee Curtis rrëfen sekretin e errët të rinisë! “Kirurgjia plastike ishte gabimi më i madh i jetës sime!”

Aktorja legjendare Jamie Lee Curtis, 67 vjeç, ka folur hapur për përvojën e saj të hershme me kirurgjinë plastike, duke e cilësuar atë si një nga gabimet më të mëdha të jetës së saj.

Curtis tregoi se u nënshtrua për një ndërhyrje kozmetike në moshën 25 vjeç, pas një koment të sikletshëm nga një kameraman në sheshxhirimin e filmit të vitit 1985 “Perfect”.

Thjesht nuk është ajo që do të doje të bëje kur je 25 ose 26 vjeç. Menjëherë u pendova

-pranoi ajo gjatë një paraqitjeje në “60 Minutes”.

Për Curtis, eksperienca e hershme e shtyu të bëhej një avokate e zëshme e pamjes natyrale dhe pranimit të vetes, duke i paralajmëruar gratë të mos bien pre e presionit për t’u ndryshuar artificialisht.

Aktorja kritikon ashpër industrinë e bukurisë dhe trendet e kohëve të fundit, duke e quajtur ndikimin e mbushësve dhe procedurave estetike një “gjenocid të pamjes natyrale të grave”.

Sipas saj, mediat sociale dhe inteligjenca artificiale po forcojnë këtë presion, duke e bërë “fytyrën e filtruar” standardin që shumë njerëz synojnë.

Kur sheh para dhe pas filtrit, është e vështirë të mos mendosh, ‘Kjo duket më mirë’. Por çfarë është më mirë? Më mirë false

-shtoi Curtis.

Historia e saj është një paralajmërim për brezat e rinj për pasojat e presionit të bukurisë dhe rëndësinë e pranimit të vetes.