Gossip

Sophia Hammons zbulon “sekretin” e Jamie Lee Curtis gjatë xhirimeve të Freaky Friday: “Ishte gati për gjithçka, përveç…”

Aktorja e re Sophia Hammons ka treguar një prapaskenë interesante nga xhirimet e vazhdimit të filmit të famshëm të Disney, “Freaky Friday”, ku ajo luan krah legjendës Jamie Lee Curtis dhe Lindsay Lohan.

Në një intervistë për “PEOPLE” gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Women in Film (WIF) 2025”, Hammons zbuloi se Curtis ishte e gatshme të provonte gjithçka në set, përveç një gjëje.

Jamie është gati për gjithçka, për çdo skenë apo situatë të çmendur. Por gjithmonë thotë: ‘Nuk do të këndoj!’

– rrëfeu me humor Hammons, duke shtuar se kjo ishte e vetmja gjë që aktorja me përvojë refuzonte të bënte.

Aktorja 18-vjeçare, e cila luan rolin e Lily Reyes, kujtoi gjithashtu një moment gazmor nga xhirimet, që përfundoi në videon me bloopers.

Kishim një skenë ku hanim donut nga duart e njëra-tjetrës. Jam e sigurt që Jamie hëngri rreth 36 donut atë ditë

-tha ajo mes të qeshurash.

Por ishte gjithmonë e gatshme për gjithçka dhe sillte shumë energji pozitive në set.

Në këtë vazhdim të shumëpritur, Jamie Lee Curtis dhe Lindsay Lohan rikthehen në rolet e tyre ikonike si Tess dhe Anna Coleman, ndërsa Hammons luan rolin e Lily, vajzës që përfshihet në një tjetër ndërrim trupash me Tess.

Gjatë të njëjtës mbrëmje, Jamie Lee Curtis foli për trashëgiminë e nënës së saj, ikonës së Hollywood-it Janet Leigh, dhe theksoi se është krenare që brezi i ri i aktoreve, përfshirë Hammons dhe Julia Butters, po vazhdojnë traditën e përkushtimit dhe humanizmit në kinematografi.

Filmi “Freaky Friday 2” pritet të dalë në vitin 2025 dhe fansat e Disney-t janë tashmë të emocionuar për rikthimin e kësaj dysheje legjendare pas më shumë se dy dekadash.