Bota

Jeff Bezos apo Elon Musk? Ju zbulojmë njeriun më të pasur në botë!

Jeff Bezos ka marrë edhe njëherë kryesimin e listës së njerëzve më të pasur në botë. Themeluesi i Amazon është tashmë i pari në indeksin e miliarderëve të Bloomberg, për herë të parë që nga vjeshta e vitit 2021. Sipas vlerësimeve të Bloomberg, pasuria e Bezos ka shkuar në 200 miliardë dollarë, teksa ajo e Musk 198 miliardë.

Në vendin e tretë dhe me një diferencë jo shumë të madhe renditet Bernard Arnault, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 197 miliardë dollarë. Në vitet e fundit Bezos, Musk e Arnault kanë shkëmbyer vendet në krye të klasifikimit që mat pasurinë personale në bazë të ndryshimeve në tregje dhe ekonomi.

Bezos shiti së fundmi disa nga aksionet e tij në Amazon, duke e çuar vlerën totale të shitjeve në ditët e fundit në më shumë se 4 miliardë dollarë. Gjiganti i teknologjisë, të cilin Bezos e themeloi në vitin 1994, tha se ka shitur 24 milionë aksione të Amazon këtë muaj. Bezos shiti për herë të fundit aksionet e Amazon në vitin 2021.

Në fillim të këtij muaji, kompania tha se ai po planifikonte të shiste 50 milionë aksione gjatë vitit të ardhshëm, të cilat kanë vlerë rreth 8.4 miliardë dollarë. Bezos ka dhuruar gjithashtu aksione në Amazon si pjesë e filantropisë së tij, së fundmi në vitin 2022. Fitimet mbi 250,000 dollarë nga shitja e aksioneve ose investimeve të tjera afatgjata, tatohen me 7% në shtetin Uashington. Florida nuk ka taksa shtetërore mbi të ardhurat ose fitimet kapitale.