Tech

Miliarderi Jeff Bezos do të shesë 50 milionë aksione të Amazon!

Amazon ka njoftuar se themeluesi i saj, Jeff Bezos do të shesë deri në 50 milionë aksioneve gjatë vitit të ardhshëm. Aksionet thuhet se kapin vlerën e 8.6 miliardë dollarëve. Plani i shitjes i cili u nënshtrohet disa kushteve, u miratua më 8 nëntor të vitit të kaluar dhe skadon më 31 janar të vitit 2025, sipas raportit vjetor të kompanisë.

Aksionet e Amazon u rritën me 8% pasi kompania raportoi shitje më të larta sesa pritej për festat e fundvitit, shkaku i biznesit fitimprurës cloud i cili fuqizohet nga veçoritë me Inteligjencë Artificiale. Ndërkaq, Bezos themeloi Amazon në vitin 1994. Ai dha dorëheqje si shefi ekzekutiv i saj por u kthye përsëri në detyrë në vitin 2021. Aktualisht ai është personi i tretë më i pasur në botë me një pasuri neto prej 185 miliardë dollarësh. Nëse ai e zbaton planin për shitjen e aksioneve, kjo do të shënonte herën e parë që ai ka shitur aksione që nga viti 2021.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Miliarderi Bezos refuzon të lërë pas tavolinën që e shoqëronte ndërsa po ndërtonte një nga bizneset më të suksesshme të tregtisë elektronike në botë. Lauren Sanchez, e fejuara e Jeff, bëri një postim në rrjete sociale duke ndarë një foto të themeluesit dhe CEO të Amazon, duke punuar nga tavolina origjinale që ai përdori për të krijuar kompaninë e tij.

Rikujtojmë, se Jeff i propozoi partneres së tij disa muaj më parë pas gati pesë vitesh lidhjeje. Ata u takuan përmes ish-bashkëshortit të Lauren, Patrick Whitesell, i cili punon si menaxher i shumë personazheve të famshëm. Lauren u rrit po ashtu në varfëri, ndërsa u bë e famshme si gazetare. Bezos nisi romancën me Lauren pasi i dha fund lidhjes me MacKenzie Tuttle, me të cilën ishte i martuar për 25 vite.