Celebrities Gossip Showbiz

Jemi në sezonin e ndarjeve mesa duket, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas i japin fund lidhjes?!

Së fundmi thuhet se aktorja e njohur Priyanka Chopra dhe bashkëshorti i saj Nick Jonas janë ndarë pasi aktorja ka hequr mbiemrin “Jonas” nga llogaritë e saj në rrjetet sociale. Chopra shtoi “Jonas” në emrin e saj në Instagram dhe Twitter pas martesës së saj me Nick në vitin 2018, ndërsa javën e kaluar, ajo e hoqi pjesën e dytë të mbiemrit të saj pa shpjegime, duke bërë që fansat të spekulonin se martesës mes dyshes i kishte ardhur fundi.

Të shumta ishin reagimet e fansave në rrjetet sociale të cilët mendonin dhe ishin të bindur se dyshja e njohur është duke kaluar një krizë martesore.

Ndërkohë, pas këtyre thashethemeve ka reaguar nëna e Chopra-s, Madhu e cila ka hedhur poshtë zërat për një ndarje mes çiftit. Ajo u shpreh se:

Mos përhapni thashetheme.

Ndërkaq, rikujtojmë se aktorja, modelja dhe producentja indiane, së fundmi kërkoi falje për “zhgënjimin” e fansave me pjesëmarrjen e saj në “The Activist”, pasi u përball me disa reagime jo të këndshme. Shfaqja e prodhuar nga CBS, “Global Citizen” ishte menduar të ishte një reality show pesë-javor ku aktivistët promovuan kauzat e tyre, me suksesin përmes angazhimit në internet dhe kontributit të tyre. Natyrisht, njerëzit kishin shumë çështje për të diskutuar lidhur me përballjen e aktivistëve kundër njëri-tjetrit në këtë garë, për të mos përmendur që performanca ishte e dobët dhe jashtë kontekstit.

Përveç zemërimit masiv mbi konceptin e shfaqjes, Priyanka dhe drejtuesit e tjerë, Usher dhe Julianne Hough, gjithashtu u përballën me një reagim të ashpër. Në një deklaratë në Instagram, Priyanka kërkoi falje për zhgënjimin e fansave dhe shpjegoi qëllimet e saj të vërteta në lidhje me shfaqjen.

Unë jam e prekur nga reagimet tuaja gjatë javës së kaluar. Në thelbin e tij, aktivizmi ushqehet nga shkaku dhe pasoja dhe kur njerëzit mblidhen për të ngritur zërin për diçka, gjithmonë ka një efekt. Më vjen keq që pjesëmarrja ime në të, zhgënjeu shumë prej jush. Synimi ishte gjithmonë të tërhiqja vëmendjen tek njerëzit që qëndronin pas ideve dhe të nënvizoja veprimet dhe ndikimin e kauzave që ata mbështesin pa u lodhur.