Showbiz

Priyanka Chopra shkëlqen në premierën e “Heads of State” në New York!

Aktorja e njohur indiane me famë botërore, Priyanka Chopra, mahniti fansat dhe fotografët në New York gjatë një shfaqjeje të veçantë të filmit të saj më të ri, “Heads of State”.

E veshur me një fustan të bardhë elegant, me prerje moderne dhe një çarje të theksuar që i vinte në pah linjat, 42-vjeçarja u shfaq me plot hijeshi dhe vetëbesim në tapetin e kuq.

Priyanka, e cila luan rolin e agjentes britanike të MI6, Noel Bisset, në këtë komedi aksion ku luajnë gjithashtu Idris Elba dhe John Cena, kishte kompletuar paraqitjen e saj me sandale të zeza me rripa dhe flokë të lëshuara me onde të lehta, duke reflektuar stil dhe finesë, shkruan “DailyMail”.

Filmi, që pritet të publikohet më 2 korrik në “Prime Video”, sjell në ekran një histori plot aksion dhe humor, ku Presidenti i SHBA-së dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar përpiqen të ndalojnë një komplot ndërkombëtar.

Xhirimet janë realizuar në Londër, Francë dhe Serbi, ndërsa kasti përfshin edhe emra si Paddy Considine, Stephen Root, Carla Gugino dhe Jack Quaid.

Sipas përshkrimeve të para, “Heads of State” konsiderohet si një përzierje mes “Air Force One” dhe “Midnight Run”, që pritet të ofrojë shumë emocione dhe situata komike.

Në një zhvillim tjetër, Miley Cyrus ka folur pozitivisht për çiftin Priyanka Chopra dhe Nick Jonas, duke theksuar se marrëdhëniet e tyre janë të shkëlqyera, pavarësisht historisë që e lidh atë me Nick gjatë periudhës së Disney-t.

Priyanka vazhdon të dëshmojë se është jo vetëm një yll i kinemasë, por edhe një ikonë mode që magjeps në çdo paraqitje publike.