Showbiz

Jessica Alba zbulon se si terapia ka përmirësuar marrëdhënien me vajzën e saj

Aktorja e famshme Jessica Alba vetëm pak ditë më parë dha një intervistë për “Vogue” ku zbuloi shtëpinë e saj si edhe prezantoi 3 vajzat e vogla.

Ajo gjithashtu zbuloi se ka një marrëdhënie shumë të hapur me vogëlushet e saj dhe e gjitha kjo vetëm falë terapisë.

Alba dhe vajza e saj 10-vjeçare Honor, prej kohësh shkojnë në terapi bashkë për të përmirësuar marrëdhënien nënë-bijë.

38-vjeçarja u shpreh se kur ajo ishte e vogël, familja e saj katolike për çdo problem i drejtohej një prifti dhe kjo nuk është një zgjidhje e vërtetë.