Celebrities Gossip Showbiz

Jessica Alba nuk fshihet më me Danny Ramirez, puthje pasionante në publik!

Jessica Alba është shfaqur më e lumtur se kurrë, teksa është parë duke shkëmbyer puthje dhe përqafime me partnerin e saj të ri, Danny Ramirez, gjatë një darke në Avra.

Çifti dukej shumë i afërt dhe i relaksuar, ndërsa romanca e tyre po forcohet gjithnjë e më shumë në publik.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte prania e djalit të aktores, Hayes, i cili iu bashkua çiftit në këtë mbrëmje. I vogli, që Alba e ka nga martesa me ish-bashkëshortin Cash Warren, u pa duke bërë shaka dhe duke kaluar momente të këndshme me nënën e tij.

Atmosfera u duk familjare dhe e ngrohtë, ndërsa Ramirez shfaqej i afërt dhe i përfshirë, duke krijuar një raport të mirë edhe me djalin e aktores.

Kujtojmë se Jessica Alba njoftoi ndarjen nga Cash Warren në janar 2025, pas gati dy dekadash së bashku. Vetëm disa muaj më vonë, ajo nisi lidhjen me Ramirez, me të cilin tashmë po shfaqet gjithnjë e më shpesh në publik, duke lënë të kuptohet se kjo romancë po bëhet serioze.