Celebrities Gossip Showbiz

Jeta profesionale e Graciano Tagani dhe Argjira Spanca dhe planet që dyshja ka për të ardhmen!

Një e mërkurë me intervista shumë të veçanta edhe sot, teksa në pjesën e dytë të “Pardon My French” ishin të ftuar Argjira Spanca dhe Graciano Tagani. Dyshja flet për jetën profesionale si dhe zbulojnë planet që kanë për të ardhmen e tyre. Argjirën e kemi parë në formate shumë ekzakte, ku pavarësisht ndryshimeve dhe shumëllojshmërisë, thelbi ka qenë i njejtë, e bukura.

Unë jam natyrë që po s’e pata me qejf, s’e bëj dot. Më gënjen fytyra dhe gjuha e trupit. Po s’e pata qejf një fushë të caktuar, jam e ngurtë shumë. Gjërat tek “E diell”, falë Manushit, kam patur hapësirën dhe kam luajtur me kreativitetin tim. Kam një fushë të gjerë, edhe pse të gjitha bazohen te e bukura.

Nga ana tjetër, Graciano ka treguar se e ka në mendje të bëhet moderator, por po pret çastin e duhur.

Shumë njerëz po insistojnë që unë të dal në moderim dhe të kem projektin tim. Unë kam shumë qejf, por dua t’i marr gjërat e pjekura dhe të dalin mirë, dhe nuk e toleroj kurrë të bëj diçka dhe mos të dal mirë, të paktën me çfarë pretendoj te vetja. Mendoj se nuk është ende momenti. Argjira, Manushi më thonë “merre”, do ta marr për ta marrë. Do ta bëj një ditë, por për momentin jo.

Lidhur me personazhin publik që ai ka patur bashkëpunimin më të mirë, dhe atë më të keq, Graciano është përgjigjur si më poshtë.

Që nuk do ta ndërroja sepse është strikte, korrekte është Aulona Musta… Ndërsa, që ma ka nxirë jetën është Bleona Qereti. Nisnin provat për 2 orë dhe përfundonin 8. Është detajiste e çmendur…

Për sa i përket projekteve të së ardhmes, Argjira zbuloi se do të vazhdojë ende me “Influencer”, një rubrikë që ka arritur një sukses të madh, ku protagonistë janë disa nga të rinjtë më me ndikim në shoqërinë shqiptare. Nga ana tjetër, Graciano zbuloi se “Just Dance” do të rikthehet me një sezon të dytë.