Botë e Çuditshme Lifestyle

Jetojmë në një botë ku edhe macet kanë pasuri marramendëse, ju njohim me ‘fenomenin’ e rrjeteve sociale!

Nala është macja më e famshme në botë, pasi ka 4,5 milionë ndjekës në Instagram dhe një pasuri prej 100 milionë dollarësh. Kjo mace, e cila jeton me pronaren e saj Pookie në Los Angeles, ka nisur të spikasë në rrjetet sociale që në vitin 2012. Pronarja e saj shpjegon:

Besoj se ka qenë macja e parë në internet me profil të vetin dhe që i drejtohej njerëzve sikur fliste vetë ajo me ta. Mendoj se kjo ishte arsyeja që e pëlqyen njerëzit.

Kjo mace ka frymëzuar markë ushqimesh dhe veshjesh, duke bërë që pronarja e saj të fitojë plot 100 milionë dollarë. Aktualisht, Nala mban rekordin si macja me më shumë ndjekës në Instagram, ndërsa vitin e kaluar fitoi çmimin e TikTok-erit të vitit, duke lënë pas 4 njerëz.

Pronarja e saj thotë se të merresh me profilet e maces në rrjetet sociale është një punë e lodhshme dhe me kohë të plotë:

Që kur nisa të postoja foto dhe video të Nalës, kjo ka qenë puna ime me kohë të plotë dhe prandaj mendoj se profilet po vijojnë të rriten.

Është shumë e vështirë të dallosh gjuhën e trupit të maceve. Një studim i ri i publikuar në ‘Scientific Reports’ synon të zgjidhë këtë dilemë, duke identifikuar të gjitha shenjat që dallojnë një grindje lozonjare nga një grindje serioze dhe që mund të vërë në rrezik sigurinë e kafshëve.