Bota

Jill Biden dërgon mesazhin e fortë me veshjen!

“Pas çdo burri të madh thonë, qëndron një grua e madhe…” dhe Jill Biden mund të jetë vërtet e tillë. Sipas mediave të huaja ajo dërgoi një mesazh të fortë nga Anglia me veshjen e saj,  sipas të cilave fjala “Love” (dashuri) që shkruhej në pjesën e pasme të xhaketës së Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, i nënkuptonte të gjitha.

Ne sjellim dashuri nga Amerika u tha Jill gazetarëve, duke shpjeguar se përse e zgjodhi këtë veshje në takimin me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe bashkëshorten e tij, Carrie.

Melania Trump përpara saj pati tërhequr vëmendjen me xhaketën ushtarake, që mbante në kurriz mbishkrimin: “Mua vërtet që nuk më intereson, po juve”?

Këtë xhaketë, Melania e veshi pikërisht në kohën qe po vizitonte një qendër emigrantësh në Teksas, kur sapo kishte shpërthyer skandali i ndarjes së fëmijëve nga familjet e tyre në kufi.

Zonjat e Para nuk e kanë të lehtë rolin e tyre: ato duhet të shfaqen mbështesëse për bashkëshortin, por me masë e duhet të jenë aktive, ama jo më shumë se c`duhet, ndërsa zgjedhjet që bëjnë në lidhje me modën apo edhe shprehet e fytyrës, përfundojnë në cdo rast në lupën e kujdesshme të medias.