Celebrities Gossip Showbiz

Ju prezantojmë me vilën e re 10 milionë euroshe të Lionel Messit!

Lionel Messi është duke kaluar një periudhë të shkëlqyer te Inter Miami, ku po shënon shifra rekorde fitimesh. Superylli i futbollit, i cili nënshkroi kontratë prej dy vjet e gjysmë me klubin nga MLS, me përfitime sezonale ndërmjet 50-60 milionë dollarë, ka qenë në kërkim të një super shtëpie.

Goal njofton se Messi ka blerë një pronë të re luksoze në Fort Lauderdale në vlerën prej afro 10.8 milionë dollarë e cila ka 10 dhoma gjumi, Spa, një pishinë, etj. Ylli i futbollit ka pasur një apartament luksoz në Miami në vlerën prej 9 milionë dollarësh dhe ka dy apartamente të tjera në Sunny Isles Beach, por ka qenë në kërkim të një shtëpie tjetër me bashkëshorten Antonela Roccuzzo. Prona e re e cila është 1.600 metra katrorë ndodhet vetëm 8 kilometra larg stadiumit dhe gjithaashtu ka një palestër personale dhe një kuzhinë të veçantë të ndërtuar në stilin italian.

Lionel Messi është bërë lojtari me më së shumti trofe të fituar në historinë e futbollit pasi fitoi Kupën e Ligës në futbollin amerikan, trofeu ky numër 44 në karrierën e tij. Ky trofe i bashkohet kabinetit pothuajse të tejmbushur, duke përfshirë 10 tituj të La Ligës, katër fitore në Ligën e Kampionëve, shtatë Copa Del Reys, tetë Superkupa të Spanjës, tre Kupa të Botës për Klube të FIFA-s, tre Superkupa UEFA, Kupën e Botës FIFA, Finalissima, Kupa e Amerikës, një Gold Olimpik, një Kupë Botërore U20, dy tituj të Ligue 1 dhe një Trophée de Champions.