Celebrities Showbiz

Jul Deda: “Po të mos lidhej Ilnisa, sot Egla do të ishte jashtë…”

“Big Brother VIP Albania” është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh.

Orët e para të mëngjesit, Graciano, Erjola, Françeska, Çimi dhe Juli kanë analizuar lojën e disa prej banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP 3”. Një prej tyre ka qenë Meritoni dhe më pas është komentuar dhe Ilnisa e cila nuk është më pjesë e garës. Juli shprehet se nëse Ilnisa nuk do të ishte lidhur me Meritonin dhe do të vazhdonte të luante njësoj sikur në fillim të formatit, ajo jo vetëm që do të ishte pjesë e garës por Egla do të ishte jashtë shtëpisë.

Po të mos lidhej Ilnisa, po të vazhdonte me atë logjikën e fillimit, sot Egla do të ishte jashtë. Do të kishte dalë Egla me kohë!