Celebrities Gossip Showbiz

“Kam kaq shumë gabime në jetë, por këtë herë nuk gabova”, Loredana pranon ndarjen dhe thotë fjalët e fundit!

Duket se mes Loredanës dhe Mozzik këtë herë gjërat kanë marrë fund vërtet! Teksa të gjithë mendonin se ishte thjesht një lojë e dyshes për një publicitet të mirë të këngës, gjërat qenkan komplet ndryshe. Këtë gjë sapo na e vërtetoi reperja, e cila me anë të një postimi ku shfaqet së bashku me Mozzik ku ka treguar datën e lançimit të albumit të ri nga ish- çifti dhe ka thënë disa fjalë shumë të ndjera rreth ndarjes së tyre.

Tani, Loredana ka treguar që dy artistët janë vetëm prindër të vajzës së tyre Hana-s dhe thjesht ruajnë kontaktet mes tyre.

Përshëndetje! Disa e kanë vënë re tashmë ose kanë dyshuar se lidhja mes meje dhe Mozzik tani përsëri ka probleme. Jemi thjesht dy kokëfortë që as nuk rrimë dot me njëri -tjetrin, por as nuk mund të bëjmë pa njëri -tjetrin. Faza e albumit ishte aq intensive saqë të dy e pamë se mund të qeshim për 10 orë në ditë me njëri-tjetrin, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Jam akoma shume e lumtur për mënyrën sesi e kemi bërë këtë album. Jam shumë e lumtur që ju ka pëlqyer. Mozzi dhe unë do vazhdojmë të mbetemi në kontakt. Ai më bëri dhuratën më të bukur. Kam kaq shumë gabime në jetë, por këtë herë nuk gabova. Pavarësisht ndarjes, ia dolëm të shkojmë mirë dhe të rrisim Hanën së bashku. Kjo është shumë e rëndësishme dha ndoshta gjëja më e matur që kam bërë ndonjëherë. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Albumi publikohet më 24/09.  Të gjithë mendojnë se po bëjmë telenovelë por fatkeqësisht kjo është e vërteta.

Pra, me keqardhje Loredana ka pranuar ndarjen dhe duket se këtë herë rrugët e tyre janë ndarë përgjithmonë!