Celebrities Gossip Showbiz

Kanye West pranon se ka tradhëtuar Kim Kardashian?!

Reperi, producenti dhe kompozitori i njohur amerikan, Kanye West këtë herë, ka rrëfyer të gjitha sekretet e tij. Një burim i brendshëm për “The Sun” u shpreh se:

Kanye West u mburr për lidhjen me aktoren dhe këngëtaren Christina Milian.

Reperi 44-vjeçar dyshohet se u rrëfeu anëtarëve të ekipit të tij gjatë turneut Saint Pablo në vitin 2016, megjithëse ai nuk specifikoi se kur dyshohet të kishte ndodhur. Burimi gjithashtu pohoi se:

West ndau detaje në lidhje me tradhëtinë gjatë martesës së tij me Kim Kardashian.

Kanye po i sqaronte të gjitha gjatë bisedës e cila u dëshmua vetëm nga anëtarët e ekipit të tij. Ai ishte duke folur për tradhëtinë ndaj Kim dhe papritmas tregoi se ishte lidhur me Christina Milian. Burimi u shpreh se:

Kanye ishte krenar dhe tha se sa i mirë ishte seksi, megjithëse shumë i shkurtër pas një nate në një klub. Ai nuk hyri në detaje se kur dhe ku ishte, por përmendi reperin Nick Cannon, sikur të mos donte që ai ta dinte. Dukej se ishte gjithçka në të kaluarën, por ai thjesht donte të zbulonte sekretet e tij.

“DailyMail” ka kontaktuar me përfaqësuesin e West dhe Milian për një koment lidhur me ngjarjen. West pretendoi se ai ishte në një marrëdhënie me Milan, përpara se të njihej me Kardashian. Milian u bashkua me West në turne në vitin 2004. Ekipi i tij ishte duke qeshur dhe nuk dinin vërtet çfarë të thoshnin, në një mënyrë nuk ishte shumë befasuese, sipas tyre thjesht Kanye ishte Kanye. Ata përfunduan:

Askush nuk e di nëse Kim është në dijeni që ata ishin në një lidhje, por është e qartë se kanë qenë bashkë për vite me radhë dhe punuan bashkë. Milian gjithashtu, ka bashkëpunuar me reperin dhe producentin për këngën e saj “Diamonds” në vitin 2008.

Në një intervistë për “MTV News” Milian shprehet se:

 West iu desh vetëm një ditë për të regjistruar vokalin e tij, pak para publikimit të këngës. Jam vërtet e emocionuar për këtë. Unë mendoj se ai është një artist i mrekullueshëm. Ne rastësisht ishim në të njëjtën studio dhe unë i kërkova të dëgjonte vokalin tim. Unë jam e kënaqur që ka marrë pjesë në albumin tim.

Në fillim të këtij muaji, “Page Six” citoi burime të shumta pranë West, të cilët pohuan se teksti i këngës së tij të re “Hurricane”, mbart detaje nga tradhëtitë e tij. Një tjetër burim tha se:

Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për çdo gabim që ai ka bërë dhe përgjegjësitë që ka marrë për prishjen e martesës së tij. Në turneun muzikor Saint Pablo, ai doli para ekipit të tij, duke rrëfyer se flinte me vajza pas shpinës së Kim. Ata që e njohin mirë, ishin ulur kokë më kokë dhe qeshnin me nervozizëm, ndërsa anëtarët e rinj të ekipit mbetën të shtangur. Më pas ai po fliste përçart dhe njerëzit po përpiqeshin ta qetësonin dhe ta mbanin nën kontroll. 

Që atëherë, West dhe Kardashian kanë zbuluar se ai ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar, i cili mund të shkaktojë që vuajtjet të kalojnë midis periudhave të manisë ose hipomanisë më pak të rënda dhe periudhave të depresionit. Kardashian u divorcua nga West në shkurt të këtij viti, pas një viti të trazuar në 2020, në të cilin ajo foli për problemet e shëndetit mendor të burrit të saj. Çifti kanë katër fëmijë: North, Saint, Çikago dhe Psalm.