Celebrities Music Showbiz

Këngëtari Lil Nas X ‘vulosi’ performancën e tij në “BET Awards” me një puthje!

Këngëtari dhe reperi Lil Nas X, u ngjit në skenë për të kënduar këngën “Montero (Call Me By Your Name)”, së bashku me një grup valltarësh, të gjithë me stilin e veshjeve të frymëzuar nga Egjipti, të kujtonin videon muzikore të Michael Jackson “Remember The Time”. Pas mosfunksionimit të rrobave të tij në “Saturday Night Live” në muajin maj, 22-vjeçari Lil Nas X, u sigurua që pantallonat e tij nuk do të shqepeshin kësaj here, por përkundrazi vazhdoi me përkrahjen në “Muajin e Krenarisë” (për komunitetin LGBTQ) me një moment tjetër viral teksa ai i dha fund performancës së tij duke ndarë një puthje me një nga kërcimtarët e tij.

Lil Nas X, i cili doli hapur si homoseksual në vitin 2019 dhe që atëherë ka fituar dy çmime “Grammy”, është përqafuar nga komuniteti LGBTQ për të jetuar pa u fshehur aspak nga orientimi i tij seksual. Ai tha për revistën “People” në fund të muajit të kaluar, pasi mori reagime të ndryshme për videon e frymëzuar nga Bibla për këngën e tij “Montero (Call Me By Your Name)”.

Dashuria e tejkalon urrejtjen!

Pas komenteve plot urrejtje mbi videoklipin e tij ai tha:

Unë mendoj se kjo është për shkak se unë jam rritur në internet dhe e kam kaluar këtë më parë dhe unë di ta marr gjithçka më lehtë. Kështu që janë të pakëta ato gjëra që mund të më lëndojnë.

Ai ka bërë një rrugë të gjatë që nga problemet shumë të përsëritshme të pranimit të seksualitetit të tij.

Ka qenë një ndryshim i madh. Ka qenë një transformim gjatë tre viteve të karrierës sime deri më tani. Ka qenë argëtuese, ka qenë trishtuese, kanë qenë shumë gjëra. Por kjo është jeta.