Showbiz

Këngëtarja ofendohet publikisht: “Je e famshme vetëm sepse je e shëndoshë”

Këngëtarja e famshme Lizzo ka patur momentet më kulminante të karrierës së saj përgjatë vitit 2019 duke lançuar hit pas hiti si “Good as Hell” apo “Truth Hurts” që kanë arritur majat e klasifikimeve amerikane.

Mirëpo të shumtë janë edhe ata të cilët mendojnë se Lizzo nuk është aspak e talentuar por të gjithë famën e ka nga pamja e saj.

“Je e famshme vetëm prej peshës tënde pasi në Amerikë ka rënë një epidemi obeziteti. Në vend që t’i japim kurajo njerëzve që të kujdesen për shëndetin, thjesht i gënjejmë duke u thënë se janë mirë ashtu siç duken. Fatkeqësisht, shumë prej tyre po vdesin nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës”. -shkruan një përdorues i rrjetit social Twitter që ka marrë menjëherë reagimin e këngëtares.

“Jam e famshme sepse bëj muzikë të mirë, jam e talentuar dhe jap performanca energjike për orë të tëra. I vetmi person që duhet të bëjë më mirë je ti. Shikohu në pasqyrë përpara se të merresh me mua” -i kthehet Lizzo e irrituar personit.