Gossip Showbiz

Lizzo ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë pas fitimit të Grammy-t?

Këngëtarja Lizzo ka rrëfyer se për herë të parë pati marrëdhënie seksuale vetëm në të tridhjetat, duke përmbushur një premtim që ia kishte dhënë vetes dy dekada më parë. 37-vjeçarja tregoi në podcastin “Friends Keep Secrets” se kishte vendosur të mos flinte me askënd derisa të fitonte një Grammy.

Kur isha më e re, i premtova vetes se nuk do të flija me askënd derisa të fitoja një Grammy

-tha Lizzo, duke surprizuar moderatorët Benny Blanco, Lil Dicky dhe Kristin Batalucco.

Ajo fitoi çmimet e saj të para Grammy në vitin 2020, duke marrë tre trofe për këngën “Truth Hurts”, albumin “Cuz I Love You” dhe performancën R&B “Jerome”.

Megjithëse nuk e përmbushi premtimin natën e ndarjes së çmimeve, kjo ndodhi pak kohë më vonë. Këngëtarja pranoi se kishte fshehur për një kohë të gjatë të vërtetën.

Kam gënjyer për këtë për shumë kohë. Ndihem sikur më ka rënë një gur nga zemra

Lizzo kujtoi edhe një moment të sikletshëm gjatë studimeve në Universitetin e Houstonit, kur një shoqe e pyeti nëse ishte e virgjër.

Menjëherë thashë: ‘Jo!’ dhe shtova: ‘I dua shumë djemtë…’ Kjo histori më ndoqi për një kohë

-rrëfeu ajo.

Këngëtarja e përshkruan veten si një person që “u zhvillua vonë”, duke treguar se puthjen e parë e dha në moshën 21-vjeçare, për shkak të bindjeve fetare dhe frikës personale.

Përvoja e parë nuk ishte pozitive:

Ishte për Vitin e Ri dhe ai ma imponoi disi atë puthje. U zemërova dhe mendova: ‘M’u prish puthja e parë.’ Ishte zhgënjyese

-tha ajo.

Lizzo është aktualisht në një lidhje me komedianin Myke Wright që nga viti 2021. Ata u njohën në vitin 2016 gjatë prezantimit të emisionit muzikor “Wonderland” në MTV, por atëherë nuk ndodhi asgjë mes tyre.

Kam një rregull që të mos përzihem me burra me të cilët punoj… kjo është e ndaluar

-përfundoi këngëtarja.