Celebrities

Momentet emocionuese ku yjet janë bërë heronj dhe në jetën reale!

Shumë aktorë të dashur për publikun njihen për rolet e tyre në seriale apo filma me heronj. Por ka disa që ato “superfuqi” nuk i përdorin vetëm para kamerave, por dhe pas tyre, në realitet. Çdokush ka mënyrën e tij për t’u bërë një hero, qoftë duke ndihmuar nga ana financiare apo duke i shpëtuar jetën një personi nga një aksident fatal, por jo çdo veprim bëhet publik nëpër media.

Sigurisht që aktet heroike kanë më shumë interes ku në to marrin pjesë personazhe të famshëm.

Këto janë 5 nga momentet ku yje të ndryshëm janë bërë heronj dhe kanë shpëtuar jetë të personave që gjendeshin në rrezik.

1. Benedict Cumberbatch ka shpëtuar një çiklist nga disa hajdutë.

Në vitin 2018, aktori Cumberbatch ndodhej në një taksi kur pa katër hajdutë që po përpiqeshin t’i merrnin biçikletën një djali. Ai doli menjëherë nga makina duke nxituar drejt vendngjarjes, duke i larguar kriminelët. Fatmirësisht, djali nuk ishte lënduar dhe hajdutët nuk arritën të vidhnin biçikletën. Aktori është shprehur rreth këtij incidenti duke thënë, “E bëra, sepse, duhet ta bëja…”

2. Meryl Streep dhe Cher shpëtuan një grua e cila po dhunohej nga një mashkull.

Para 30 vitesh, Meryl streep dhe Cher teksa ecnin nëpër rrugët e New York, vunë re një burrë i cili po dhunonte njëfemër. Cher ka treguar se zotëria ishte trupmadh, por kjo nuk e ka ndaluar atë për të bërtitur. Ato e ndihmuan gruan dhe ajo nuk mund ta besonte që ishte shpëtuar nga dy yje showbiz-i.

3. Vin Diesel ka shpëtuar një familje e cila kishte ngecur në makinë.

Gjatë kohës që Diesel bënte shëtitje me motorrin e tij në Hollywood, aktori pa një familje e cila ndodhej në një makinë që kishte humbur kontrollin e frenave dhe rrezikonte të rrezohej. Ai menjëherë vrapoi drejt makinës duke shpëtuar fëmijët dhe shoferin.

4. Leonardo DiCaprio ka ndihmuar një person, i cili ishte gjendur në ujë përreth 11 orësh, pasi kishte rënë nga një anije kroçere.

Gjatë kohës që DiCaprio ishte duke pushuar në St.Bart së bashku me shoqërinë e tij, dalluan një person i cili po kërkonte ndihmë. Ai kishte rënë nga një anije dhe shpresa e tij e fundit ishte anija e aktorit. Fatmirësisht, ata arritën ta shpëtonin para se të errësohej dhe të niste një furtunë e fuqishme që ishte parashikuar.