Celebrities Showbiz

Kim Kardashian bëhet bamirëse, dhuron shumën e madhe monetare për familjen në nevojë!

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian mësohet se ka dhuruar një shumë të madhe monetare për një familje në nevojë. Sipas “GoFundMe” Kim i dha një nëne të katër fëmijëve 3000 dollarë. Gruaja në fjalë, e cila ka tre djem dhe një vajzë, tha se burri i saj vdiq nga COVID-19 dhe ajo gjithashtu humbi punën e saj si rezultat i pushimeve të kompanisë për shkak të pandemisë.

Gjatë gjithë kësaj kohe, fatkeqësisht faturat tona kanë mbetur prapa, pasi kemi qenë në gjendje të bëjmë pagesat minimale.

Në bazë të kësaj u mësua se një përdoruese me emrin Kim Kardashian West dhuroi shumën e plotë. Duke mos ditur se a është vërtetë ylli i njohur apo jo, “Page Six” kontaktoi me burime të shumta për të konfirmuar këtë lajm. Dhe në fakt sipas burimve, u mësua se përdoruesja ishte vërtet themeluesja e “Kim Kardashian West Beauty”, por nuk kishte ndërmend të zbulonte identitetin e saj. Ata u shprehën:

Kim vërtet i dhuroi ato para. Ajo donte ta bënte atë në mënyrë anonime dhe dha shumën e plotë që kërkonte nëna kur e bëri postimin, e cila ishte 3000 dollarë.

Rikujtojmë se, 8-vjeçarja North West, tregoi disa tatuazhe të reja të përkohshme në fytyrë dhe qafë për t’u përputhur me mamanë Kim Kardashian në një selfie të lezetshme në Instagram, të ndarë të mërkurën, më 29 Shtator. Duket se Kim, po arrin të tërheqë edhe North në botën e modës. Ajo duket shumë origjinale në stil, aspak kopje e nënës apo tezeve të saj, dhe me siguri në vitet e ardhshme do të vazhdojë të na habisë me pamjen e saj.