Hailey Bieber ka ndezur rrjetin pas paraqitjes së saj në fushatën më të re të SKIMS, me fansat që pretendojnë se çdo gjë që ajo promovon shndërrohet menjëherë në sukses.
Modelja 29-vjeçare u zgjodh si fytyra e koleksionit të ri Everyday Cotton të markës së Kim Kardashian dhe duket se efekti i saj ishte i menjëhershëm.
Sipas Daily Mail, vetëm pak ditë pas publikimit të fotografive promovuese, disa nga modelet më të kërkuara të reçipetave dhe të brendshmeve u shitën plotësisht, duke detyruar klientët të regjistroheshin në listat e pritjes.
Në rrjetet sociale, përdoruesit nuk kursyen komplimentet për bashkëshorten e Justin Bieber.
Hailey është modelja më e fuqishme në botë
-shkroi një komentues, ndërsa të tjerë pranuan se vendosën të blinin produktet vetëm pasi panë fotografitë e saj.
Disa fansa e krahasuan bukurinë e saj me atë të Megan Fox, ndërsa të tjerë sugjeruan se fushatat e ardhshme të SKIMS do të ishin edhe më të suksesshme nëse do të përfshinin edhe supermodelet Gigi dhe Bella Hadid.
Por jo të gjithë u bindën nga suksesi i fushatës. Një pjesë e ndjekësve kritikuan strategjinë e marketingut të SKIMS, duke argumentuar se marka po mbështetet gjithnjë e më shumë te fama e personazheve të njohur sesa te cilësia e produkteve.
Sipas tyre, në fillimet e saj SKIMS u dallua për komoditetin dhe dizajnin inovativ, ndërsa tani vëmendja është zhvendosur kryesisht te emrat e mëdhenj që promovojnë koleksionet.
Pavarësisht kritikave, një gjë duket e qartë: paraqitja e Hailey Bieber ka bërë jehonë në internet, ndërsa bashkëpunimi me SKIMS është kthyer në një nga fushatat më të komentuara të javës.