Lewis Hamilton ka folur për herë të parë publikisht për raportin e tij me Kim Kardashian, duke i dhënë edhe më shumë hov spekulimeve se mes tyre ka lindur një romancë.
Prej muajsh, 41-vjeçari dhe biznesmenia amerikane 45-vjeçare janë në qendër të vëmendjes, pasi Kim është parë disa herë në garat e Formula 1, përfshirë Çmimin e Madh të Miamit dhe atë të Monakos. Edhe pse të dy kanë zgjedhur të mos komentojnë jetën e tyre private, Hamilton nuk i shpëtoi pyetjeve të tifozëve gjatë një aktiviteti në Silverstone, në prag të Çmimit të Madh të Britanisë.
Gjatë bisedës, prezantuesi David Croft vuri në dukje se piloti britanik dukej më i lumtur këtë sezon.
Lewis, si në pistë ashtu edhe jashtë saj, dukesh shumë më mirë dhe më i lumtur këtë vit. Është bukur ta shohësh këtë
-u shpreh ai, mes duartrokitjeve të publikut.
Më pas, një tifoz i drejtoi pyetjen që shkaktoi të qeshura:
A është kjo falë makinës më të shpejtë apo të dashurës së re?
Hamilton reagoi me buzëqeshje, duke u përgjigjur shkurt:
Pyetje e mirë.

Atmosfera u bë edhe më argëtuese kur Croft bëri shaka me episodin e ndodhur në Çmimin e Madh të Monakos, ku Kim Kardashian mori pa dashje një peshqir që i përkiste pilotit Kimi Antonelli.
E dimë pse po të pyesim. Thjesht duam të dimë nëse Kimi ka nevojë për dy peshqirë
-tha prezantuesi.
Hamilton më pas e ktheu vëmendjen te sezoni i tij me Ferrarin, duke pranuar se viti i parë nuk ka qenë i lehtë.
Ferrari është skuadra më legjendare në historinë e Formula 1. Ka kaluar momente të vështira, por më ka pritur jashtëzakonisht mirë. Sezoni i parë ishte sfidues, por puna që po bëjmë po na afron gradualisht me objektivat tona
-deklaroi ai.
Në fund, piloti shtoi me humor një fjali që shkaktoi reagime të menjëhershme mes tifozëve:
Dhe sigurisht, Kim është përgjegjëse
-tha ai duke buzëqeshur.
Deklarata vjen pak javë pasi Kim Kardashian ishte e pranishme në Çmimin e Madh të Monakos për ta mbështetur Hamiltonin. Pas përfundimit të garës në vendin e dytë, piloti britanik i dërgoi asaj një puthje nga podiumi, një gjest që shtoi edhe më shumë spekulimet për marrëdhënien e tyre.