Fashion Showbiz

Kim Kardashian i lë të gjithë pa fjalë! Nuk e keni parë kurrë kështu!

Kim Kardashian cilësohet si një ndër femrat më të pasura dhe me më shumë influencë në botë dhe sigurisht ka vëmendjen e të gjithëve. Këtë herë ajo na ka shokuar me ‘look-un’ e saj të ri, diçka që askush nuk e priste.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është shfaqur e veshur e tëra me të zeza, kur themi e tëra e kemi fjalën dhe për fytyrën…
Një kostum i zi lëkure, nga koka e deri tek këmbët e ka bërë atë të jetë sërish në qendër të vëmendjes së mediave dhe jo vetëm.

Veshja e saj përbëhej nga një pallto lëkure të zezë, pantallona, dorashka dhe çizme stileto.
Pjesa e fytyrës ishte krejtësisht e mbuluar nga një maskë e zezë, e cila ishte e hapur vetëm në pjesën e prapme për flokët e saj.
Foto të kësaj pamje i ka shpërndarë ajo vetë në llogarinë e saj në Instagram, ku ka etiketuar Demna Gvasalia, stilisten e Balenciaga-s.

Ky postimm i saj numëron mbi 4 milionë pëlqime dhe 76 mijë komente deri më tani. Kujtojmë se bukuroshja do të jetë pjesë e “Met Gala” mbrëmjen e nesërme dhe pas postimit të këtij ‘look-u’ në një ditë normale, tashmë nuk dimë çfarë të presim për veshjen e mbrëmjes së nesërme.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që Kim shfaqet e veshur në një formë të tillë, pasi edhe muajin e kaluar, gjatë eventit të albumit “Donda” të ish-bashkëshortit të saj, Kanye West, ajo ishte veshur e tëra me të zeza.
Ky stil është bërë i njohur nga reperi West, i cili gjatë prezantimit të albumit të tij mbante veshur një maskë të zezë.

Mos vallë shfaqja e Kim e veshur në këtë mënyrë dhe afrimi i tyre gjatë kësaj periudhe tregon se ata po rikthehen sërish bashkë?!
Kjo mbetet për t’u zbuluar në vijim…