Fashion Health & Beauty

Klasike dhe moderne, ju njohim me trend-in e ri të thonjve për ata që dinë të guxojnë!

Kur bëhet fjalë për trend-et e artit të thonjve, asgjë nuk është më tradicionale sesa një manikyr “French”. Dizajni klasik i thonjve që përmbante majën e bardhë ishte dikur një interes për artdashësit e dizajnit të thonjve në fillimin e viteve 2000, dhe ngadalë u fut në rrugën e duhur gjatë viteve të fundit në më shumë mënyra.

Njerëzit këto ditë po bëhen kreativë me manikyrët e tyre të stilit “French” dhe me motin më të ngrohtë në horizont, ju mund të prisni një tjetër ndryshim, vetëm se këtë herë me thonjtë me ngjyra. Një manikyr “Neon french” përmban thonj që janë pikturuar me ngjyra neoni në ndryshim nga e bardha standarde. Estetistja e famshme e thonjve Elle Gerstein tha se:

E ardhmja po duket më e ndritshme dhe ne kemi filluar të shohim një fund shpresëdhënës që po reflektohet me ngjyra. Neon-e të shumëfishtë janë një trend i madhe tashmë.

Gerstein shpiku termin për modelin e artit të thonjve, për të cilin ajo pretendon se nuk është vetëm një mënyrë e re për t’i shtuar jetës një model klasik por edhe mënyra perfekte për t’u argëtuar me shumë ngjyra të ndezura në të njëjtën kohë.

Ne po largohemi nga manikyrët me ngjyra të vdekura dhe tani të argëtohemi me përzierjen dhe përputhjen. Neon-ët po i shtojnë një kthesë manikyrit klasik francez. Më pëlqen ndjesia që japin këto ngjyra; ato janë një nxitje e menjëhershme e humorit.

Për ata që duan të jenë ndryshe.

Miksim ngjyrash.

https://www.instagram.com/p/COvUGdBBJEW/?utm_source=ig_embed

‘French’ i dyfishtë.

‘French’ me bazë të hollë.

‘French’ minimalist/

Kombinim në thonj të shkurtër.

‘French’ me dy ngjyra.

Për ata që adhurojnë thonjtë e shkurtër.

‘French’ me bazë trekëndore.