Fashion Health & Beauty

Ngjyrat e ylberit, trend-i i ri i thonjve këtë pranverë!

Tani është koha ideale për të eksperimentuar me ngjyra piktoreske dhe motive joshëse në një nivel krejt të ri në thonjtë tuaj. Të kesh duar që janë gjithmonë në rregull dhe mbi të gjitha me thonjtë e bukur është një ‘domosdoshmëri’ për shumë gra, një mjet i vërtetë sharmi, nga i cili vështirë se mund të hiqet dorë.

Ky do të jetë sezoni i ngjyrave, që do ta bëjë unik edhe artin më të thjeshtë të thonjve.

Pranvera është koha perfekte për të provuar trend-et e reja.

https://www.instagram.com/p/CNIia1HHuFF/?utm_source=ig_embed

 

Për ta krijuar vetë këtë pamje, ju mjafton ngjyra rozë, jeshile në të verdhë diellore, blu, e bardhë.

Si kjo foto më poshtë.

https://www.instagram.com/p/CBxRX5uHIDh/?utm_source=ig_embed

Rikujtojmë, se të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm të vendit të cilat kanë votuar dhe këtë gjë e kanë ndarë në Instagram me të gjithë dashamirësit e tyre.

Por syrit tonë nuk mund t’i shpëtonte detaji ‘fashion’ i thonjve të vajzave më të famshme të vendit.

https://www.instagram.com/p/CB_KsBmn-Rc/?utm_source=ig_embed

Lyerja e thonjve nuk është vetëm një prirje popullore e modës, por një traditë e vjetër që ka një histori të gjatë. Besohet se ky zakon është aplikuar së pari nga burrat, kur luftëtarët e Babilonisë së lashtë pikturonin thonjtë e tyre para se të luftonin.

Në botën moderne, lyerja e thonjve konsiderohet si një zakon femëror, por shumë meshkuj të famshëm e kanë sfiduar këtë pikëpamje.

https://www.instagram.com/p/BzLOme9AZqP/?utm_source=ig_embed