Fashion

Këtë verë kombinimi më trend është e ‘kuqja domate’ me ngjyrën kumbull!

Kombinimi “e kuqe domate” dhe “ngjyrë kumbull” është një nga kombinimet më të papritura dhe elegante të modës. Në pamje të parë, këto dy ngjyra duken sikur nuk shkojnë me njëra-tjetrën. E kuqja domate është e fortë dhe tërheq menjëherë vëmendjen, ndërsa ngjyra kumbull është më e errët dhe zakonisht lidhet me stinët e ftohta. Megjithatë, kur kombinohen siç duhet, krijojnë një pamje moderne dhe shumë elegante.

Stilistët sugjerojnë që ngjyra kumbull të përdoret në pjesën e poshtme të veshjes, si pantallona apo fund, ndërsa e kuqja domate në pjesën e sipërme. Kjo krijon një ekuilibër, pasi ngjyra më e errët shërben si bazë, ndërsa e kuqja i jep veshjes energji dhe karakter. Ky trend u pa fillimisht në pasarelat e modës. Koleksioni pranverë/verë 2026 i Prada-s prezantoi kombinime të së kuqes me nuanca lejla, ndërsa në sfilatën pranverë/verë 2027 të Celine për meshkuj, e kuqja domate dhe ngjyra kumbull u shfaqën sërish në kombinime elegante. Kombinimi i së kuqes domate me ngjyrën kumbull është një nga tendencat që pritet të spikasë këtë sezon.