Celebrities Gossip Showbiz

Kleoniki Delijorgji sapo na zbuloi një ‘sekret’ për “Big Brother VIP”

Një nga modelet më të përfolura kohëve të fundit është Kleoniki Delijorgji, e cila është diskutuar shumë për sa i përket fotografive të saj provokuese. Jo vetëm provokuese, por Niki nuk i ka kursyer as fotot e saj të guximshme dhe shumë artistike nudo.

Si një personazh pa komplekse dhe pa filtra, është e pashmangshme të ketë aludime nëse jo do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”. Së fundmi, në një ‘bisedë online’ me ndjekësit e saj, bukuroshja është pyetur se përse nuk hyn në “Big Brother VIP”, pasi sipas tij/saj një njeri i drejtë si ajo i duhet atij formati.

Teksa, Niki ka zbuluar se i është bërë oferta, por nuk ka pranuar pasi ka plane të tjera më të rëndësishme. Ajo gjithashtu na ka zbuluar dhe një ‘sekret’ se cila është banorja që meriton të fitojë “Big Brother VIP” dhe sipas saj është Beatrix Ramosaj.

Kam pasur oportunitetin për të hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP”,  por kam plane të tjera që janë më të rëndësishme për zhvillimin tim human dhe profesional. Plus nuk është e shëndetshme për njeriun të jetë i mbyllur në një shtëpi me të panjohur kur në jetën reale mundohemi të zgjedhim shumë mirë njerëzit që na rrethojnë. Gjithsesi i uroj të gjithë konkurrentëve paqe edhe ta shijojnë eksperiencën sa më shumë. Dhe një sekret i vogël… shpresoj që ta fitojë Beatrix Ramosaj. 

Rikujtojmë se, Niki para pak ditësh ka postuar një fotografi ku shfaqej tërësisht nudo e shtrirë në vaskë. Gjithashtu me një pozë shumë erotike teksa shfaqej shtrirë në krevat.

https://www.instagram.com/p/CVS33G3tRtC/?utm_source=ig_web_copy_link

Rikujtojmë se, Kleoniki u përfol shumë për një lidhje me Alban Ramosaj, pas pjesëmarrjes si modele në klipin e tij. I ftuar në studion e TAR në mars të këtij viti, këngëtari u shpreh për herë të parë rreth së vërtetës. Ramosaj na bëri me dije se mes tij dhe Kleonikit ka shumë paqe e respekt dhe dashurohen profesionalisht. Ai u shpreh se është përpjekur gjithmonë për t’i qëndruar pranë gjatë karrierës së saj.