Botë e Çuditshme Travel

Kohëzgjatja e fluturimit më të shkurtër ajror në botë!

Aeroplani Loganaira në fluturimin LM711 lidh ishujt Westray dhe Papa Westray në arkipelagun Orkney të Skocisë. Fluturimi zgjat vetëm 53 sekonda. Me bagazhe dhe mot jo të favorshëm, udhëtimi mund të zgjasë dy minuta e 40 sekonda. Kjo është kohëzgjatja e fluturimit më të shkurtër ajrore në botë, e cila hyri në Librin e Rekordeve Guinness.

Ky fluturim lidh Westrayn, një ishull në buzë të arkipelagut skocez të Orkneyt, me një nga ishujt edhe më të vegjël dhe më të largët të quajtur Papa Westray. Linja funksionon gjatë gjithë vitit dhe është mjet shpëtimi për rreth 80 banorë të ishullit Papa Westray. Në verë ka edhe shumë të turistë.

Avioni fluturon dy deri në tre herë në ditë. Aeroplani zë vetëm tetë pasagjerë, zhurma është e madhe, nuk ka hapësirë e as tualet. Pasagjerët nuk mund të zgjedhin se ku të ulen, por marrin ndenjëse që plotësojnë më së shumti kushtin e shpërndarjes së peshës në aeroplan, i cili arrin shpejtësi maksimale prej 240 kilometrash në orë.

Rikujtojmë, se bota po përballet me krizën e energjisë dhe zgjidhja shihet te “fermat e erës”, sipërfaqe të mëdha me turbina që do të prodhojnë energji. Por ka një problem. Përbërësit e këtyre turbinave janë shumë të mëdha dhe transporti i tyre kërkon shumë… energji. Zgjidhja, sipas një kompanie në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, të quajtur Radia, është ndërtimi i avionit më të madh në histori!

Avioni “WindRunner” do të ketë një mision të vetëm, dërgimin në adresën e kërkuar të fletëve të turbinave të erës 100 metra të gjata. Avioni parashikohet të punojë me energji të rinovueshme dhe mund të ulet edhe në një pistë me dhe, që mund të jetë e shkurtër deri në 1800 metra, diçka që asnjë aeroplan tjetër civil nuk mund ta arrijë. “WindRunner” është parashikuar të ketë një kapacitet prej 7700 metra kub, hapësirë e mjaftueshme sa për të futur brenda 3 pishina olimpike. Kjo hapësirë është 12 herë më e madhe se sa ajo e një avioni Boeing 747-400.