Live From Tirana

“Brikena ka pasur një fasadë…”/Konkurrentja e “She’s On Top” nuk kursehet: Lojërat me Mateon, për vëmendje…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Emila Sulejmani, konkurrente në “She’s On Top”. Ajo ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e saj në këtë emision, por duke ndarë edhe disa detaje nga jeta e saj personale…

Çfarë do të bësh pas “She’s On Top”, të pëlqen ndonjë format tjetër si “Big Brother”?

Edhe “Big Brother” do e preferoja, nëse do më jepej mundësia. 

Çfarë do të bëje ndryshe nga konkurrentët e tjerë që kanë qenë pjesë aty?

Do tregoja Emilën e vërtetë ashtu siç është dhe jo si disa prej tyre që kanë pasur ato fasadat. 

Kush ka pasur fasada aty?

Po them Brikenën, meqë ka qenë tek edicioni i fundit. Nuk e mendoj që një njeri mund të jetë aq i ftohtë dhe pa emocione, gjatë gjithë rrugëtimit të saj aty. Pavarësisht se ajo është një vajzë e përkryer, shumë e sjellshme, por që asnjëherë një njeri mund të jetë i ngurtë dhe të mos dalë jashtë kornizave të veta.

E ke ndjekur tek “Top Arena”? Si të duket me këto lojërat që bën me Mateon?

Janë pak për vëmendje, sepse ose je, ose nuk je me tjetrin. Nuk mund ta mbash marrëdhënien ashtu, duhet të jesh pak më e vendosur.

Si të duket si gazetare aty?

Mirë më duket, si eksperienca e saj e parë është goxha mirë. Ndoshta më mirë se në “Big Brother”. Nuk e di çfarë e kompleksonte aty, ndoshta ngaqë ishte 24 orë me kamera. Ndoshta është më mirë tek këto emisionet e tjera.