Design Lifestyle

Krijon myk dhe pluhur, vendi që po harroni të pastroni në shtëpinë tuaj!

A ju duket sikur pastroni çdo pjesë të hapësirës suaj të jetesës? A i fshini të gjitha papastërtitë dhe pluhurin nga çdo sipërfaqe, dysheme, banak, sobë, e kështu me radhë? Epo, me sa duket pastrimi i dyshemesë dhe pastrimi i tryezës është vetëm një pjesë e ‘betejës’. Sipas Kacie Stephens, pronare e ‘The Big Cleaning Co’, ka një zonë të shtëpisë që shumica e njerëzve e anashkalojnë gjatë pastrimit, por që nuk duhet dhe janë muret.

Gërvishtjet nuk janë të vetmet gjëra që muri juaj mund të mbledhë. Pluhuri, poleni, papastërtia dhe myku mund të krijohen gjithashtu. Në videon e saj në TikTok, Kacie demonstron mënyrën e duhur për të pastruar muret dhe rekomandon ta bëni këtë rutinë për të paktën çdo gjashtë muaj.

@thebigcleanco

Wall cleaning – i make it look easy but its one of the toughest jobs on a cleaner’s body! #wallcleaning #forallaustralia

♬ original sound – The Big Clean Co

Ae urreni pastrimin dhe rregullimin? Shumica prej nesh e urren, por thjesht duhet të rregullojm shtëpinë, apo jo? E vërtetë. Ndërkaq, ne ju njohim në këtë link me shenjat e zodiakut dhe rregullin që çdo shenjë mban në shtëpitë e tyre. Ndoshta nuk e keni menduar kurrë më parë dhe keni zgjedhur të besoni se punët e shtëpisë ose i keni në gjak, ose jo, por si gjithmonë horoskopi vendos se kush janë shenjat që e duan pastërtinë dhe kush janë ata që nuk e duan fare. Njihuni me këto shenja.

Ndërkaq, rikujtojmë se personat e fiksuar pas pastërtisë jetojnë më gjatë. Kjo është ajo që ka rezultuar nga publikimi i të dhënave në revistën shkencore ‘The Lancet’, për një studim të kryer nga ‘McMaster University of Canada’ që ka përfshirë një mostër prej 140,000 njerëz (të moshave 30-70 vjeç nga 15 vende të ndryshme). Secili pjesëmarrës duhej të plotësonte një pyetësor për aktivitetet fizike të kryera çdo ditë.