Sandra Muller, gruaja e cila nisi fushatën për të nxitur femrat që të ekspozonin personat që i kanë ngacmuar seksualisht, është shpallur fajtore për shpifje nga një gjykatë në Paris. Krijuesja e “#MeToo” është urdhëruar ta paguajë për dëmin ish-shefin e saj të televizionit në Francë, Eric Brion. Gjykata dëmshpërbleu me 20 mijë Euro Brion, i cili u akuzua për flirtim të papërshtatshëm me Muller. Kjo e fundit tha se do ta apeloj vendimin.