Showbiz

Kris Jenner uron të dashurin e saj për ditëlindje me një mesazh të ëmbël

Kris Jenner është një nga nënat më tërheqëse në botë dhe normalisht ka një lidhje shumë të bukur dashurie. Nëna më e përfolur është me fat sepse i dashuri i saj është më i ri dhe tashmë ka ditëlindjen.

65 -vjeçarja ka rreth gjashtë vjet në një lidhje me Corey Gamble, i cili po feston ditëlindjen e 40-të. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” uroi të dashurin e saj më të ri me një mesash shumë të ëmbël dhe domethënës.

Ajo e falenderon atë që i ka qëndruar pranë për gjithë këto vite familjes së saj të madhe, si një i dashur, mik dhe terapist. Gjithashtu e falenderon për mbështjetjen dhe dashurinë e madhe që ai ka treguar në ditë të mira dhe të këqija. Në fund e mbyll urimin duke treguar se e dashuron shumë.

Jenner, përveç urimit të përzemërt ka ndarë me fansat e saj edhe disa nga fotografitë e tyre më të bukura dhe ai nuk ka nguruar për të komentuar menjëherë. Epo, nuk e ka gjithkush fatin e Kris Jenner, të ketë një të dashur të tillë në këtë moshë.