Celebrities Gossip Showbiz

Krist Aliaj zgjidhet finalisti i katërt i këtij edicioni të “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Luizi, Efi dhe Dea janë 3 nga finalistën e këtij edicioni të dytë të “BBV2”. Gjatë këtyre ditëve në televotim kanë qenë Kristi, Qetsori dhe Nita, ku njëri prej tyre do të zgjidhej nga publiku si finalisti i katërt. Publiku vendosi që në finale të jetë edhe Kristi.

Vetëm pak më parë Luizi ka lënë shtëpinë e “BBV2” për një surprizë që Vëllai i Madh ka menduar për të. Duke shkuar në një vend të inskenuar si Shkodër, Luizi është surprizuar nga nëna e tij dhe na kanë falur emocione të veçanta gjatë takimit të tyre.